Gjermania do të rishikojë mbi 4 mijë vendime për azil politik

Gjermania do të rishikojë mbi 4 mijë vendime për azil politik

Dyshimet që një zyrtar i emigracionit ka dhënë statusin e azilantit pa plotësuar kriteret kanë bërë që Gjermania të rishikojë mijëra vendime për azil politik.

Zëvndësministri i Brendshëm, Stephan Mayer ka thënë në Dhomën e Ulët të Parlamentit se Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë do të rishikojë vendimet për 4,568 azile të lëshuara në periudhën janar 2013 – janar 2017.

Certifikatat për pranimin e azilit do të anulohen nëse lejohet ligjërisht ka thënë ai.

Të premten, prokurorët kanë thënë se një zyrtar dyshohet se u ka dhënë azil rreth 1 200 personave, të cilët dyshohen se nuk kanë plotësuar kriteret. Shumica prej këtyre personave që kanë fituar azil, i përkasin komunitetit etnik Yazidi.

Mayer ka thënë se dhjetëra persona të tjerë dyshohen se kanë punuar me këtë zyrtar të migracionit, i cili ka lëshuar azil. Këtu, sipas tij, përfshihen edhe dy firma ligjore. Mayer ka thënë se të gjitha vendimet e këtyre firmave do të rishikohen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy