“Jemi afër një lajmi të madh”, ja kush do vaksinohet përveç mësuesve

“Jemi afër një lajmi të madh”, ja kush do vaksinohet përveç mësuesve

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishin në shkollën “4 Dëshmorët”, ku filloi procesi i vaksinimit për 250 mësues, ndërkohë që vaksinimi për mësuesit dhe pedagogët do të shtrihet në të gjithë vendin, duke filluar nga dita e hënë.

Kemi filluar sot me 6 shkollat e para në Tiranë, të koordinuara me Drejtorinë Arsimore të Tiranës. Nga dita e hënë fillojmë shpërndarjen e vaksinave në Njësitë e Kujdesit Shëndetësor në të gjithë vendin, për të vijuar vaksinimin e të gjithë mësuesve në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Me dozat e vaksinës AstraZeneca, do të ketë një vaksinim të kombinuar të mësuesve dhe të moshuarve.

Me këto doza ne do të bëjmë vaksinimin e kombinuar, përpos mësuesve do të vijojmë edhe me të moshuarit +80 vjeç sepse AstraZeneca, ashtu sikurse Komiteti i Vaksinimit ka vendosur, përdoret për të gjitha moshat mbi 18 vjeç”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt pritet një sasi e konsiderueshme vaksinash.

Ju keni kaluar një periudhë të vështirë dhe keni sakrifikuar shumë me thënë të drejtën. Edhe kjo pjesa e detyruar e ndërprerjes së aktivitetit online, ju e dini shumë mirë është një alternativë por nuk është njësoj si në auditor. Dhe prandaj ne duam që sa më shpejt t’ju nxjerrim juve nga ky shqetësim. Të paktën gjithë mësuesit njësoj si mjekët dhe infermierët të mos kenë më mundësi të preken nga virusi.

Ne jemi afër një lajmi të madh tani. Edhe pak ditë edhe besoj do të sjellim edhe një sasi tjetër të konsiderueshme”, tha Kryeministri Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy