Kush i jep certifikatat e sigurisë? Kume: DSIK pajis individë dhe biznese që aksesojnë të dhëna sekrete (VIDEO)

Kush i jep certifikatat e sigurisë? Kume: DSIK pajis individë dhe biznese që aksesojnë të dhëna sekrete (VIDEO)

Pajisja me Certifikatën e Sigurimit të Personelit nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ngre pikëpyetje se kush e merr këtë certifikatë dhe me kërkesë të kujt. 

Gazetari Mariglen Kume, në “MCN Live”, shpjegon se DSIK pajis individë dhe biznese që, në bashkëpunim me shtetin, aksesojnë të dhëna sekrete.

 

Institucioni i pajis si në mënyrë individuale, ashtu edhe në nivel biznesi. 

Një certifikatë sigurie u jepet individëve, si deputetë apo drejtorë të ndryshëm që duhet të kenë akses në informacione të klasifikuara, si dhe në formë industriale për kompanitë private që, në bashkëpunim me shtetin, gjenerojnë ose aksesojnë të dhëna sekrete.

Pra, bëhet fjalë për një institucion që administron dhe jep akses në informacione sekrete të shtetit shqiptar, një vend anëtar i NATO-s dhe aspirant për në BE. 

Për këtë arsye, kredibiliteti i këtij institucioni pritet të jetë në nivelet më të larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy