“Ka disa deputetë aty që rrihen si halabakë në Kuvend për hir të shefave të tyre. Unë mendoj që dhuna nuk është me vend në Kuvend”. Kështu e ka komentuar incidentin e së enjtes në Parlament ish-deputeti demokrat, Mark Maku.
Gjatë një bashkëbisedimi në “News24” për protestën e opozitës, të cilën e vlerësoi së tepërmi, Marku komentoi edhe sherrin Noka-Braçe të enjten në sallën e Kuvendit.
Për ish-deputetin e PD-së, Nokën sillet në këtë mënyrë sepse nuk ka mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen e mediave.



