'Dhoma e tmerreve' në Irlandë, eshtrat e qindra foshnjave do zhvarrosen nga varri masiv

'Dhoma e tmerreve' në Irlandë, eshtrat e qindra foshnjave do zhvarrosen nga varri masiv

Eshtrat e qindra foshnjave u zbuluan në një varr masiv në Irlandë. Autoritetet të cilët e quajtën ‘Dhoma e tmerreve’ thonë se ky zbulim hedh dritë mbi trashëgiminë e zymtë të shtëpive të lindjes që ishin ende funksionale në fund të shekullit 20-të në Irlandë. Ndërmjet viteve 1922 dhe 1998 rreth 90 mijë gra shtatzëna të pamartuara u burgosën në institucionet e quajtura “Shtëpitë e Nënës dhe Fëmijës” dhe pas lindjes foshnjat e tyre u dorëzoheshin autoriteteve. Më vonë në vitin 2012 një historiane vendase Catherine Corless raportoi gjetjen e një certifikate vdekjeje për 796 foshnja të lindura në shtëpi të tilla në vitet 1926-1961 varret e të cilave mungonin. Hulumtimet që pasuan arritën të zbulojnë se këta fëmijë ishin varrosur në një sistem kanalizimi çka nxiti qeverinë që të ndërmerrte vendimin për ngritjen e një komisioni hetimor të pavarur për ‘Shtëpitë e Nënave dhe Foshnjave’. Hetimet e mëtejshme zbuluan se këta foshnja dhe mijëra të tjera ishin përdorur për eksperimentimin e vaksinave gjatë shekullit të kaluar në Irlandë. Sipas autoriteteve 1135 fëmijë ndaj të cilëve u kryen eksperimente ishin nga institucionet e drejtuara nga Kisha ndërsa mbi 223 të tjerë u përkisnin shtëpive të nënave dhe foshnjave. Sipas Ministrisë së Fëmijëve në vitin 2021 nga këto shtëpi mbijetuan rreth 58 mijë nëna dhe fëmijë një pjesë e të cilëve janë gjallë edhe sot dhe kushdo që u ka mbijetuar këtyre institucioneve ka një kuptim të thellë të përvojave të jetuara në ato vite. Për të gjithë të prekurit qeveria irlandeze hartoi një projekt-ligj dëmshpërblimi i cili u diskutua në Senat në 2022 u refuzua nga Dhoma e Lartë e Parlamentit dhe u rikthye sërish për diskutim me qershorin e këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy