Liderët e partive opozitare në Kosovë kanë kërkuar këtë të enjte largimin e kryeministrit Mustafa dhe Ministrit të Jashtëm Thaçi dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Në një konferencë për mediat ata u shprehen se Mustafa dhe Thaçi kanë shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën. Ndër të tjera ata kërkuan edhe lirimin e deputetëve të opozitës të cilët po mbahen padrejtësisht në burg.



