Mori 10 komuna, Ahmeti: BDI fitues i pakontestuar i këtyre zgjedhjeve

Mori 10 komuna, Ahmeti: BDI fitues i pakontestuar i këtyre zgjedhjeve

Kryetari i Bashkimit Demokrat për Integrim Ali Ahmeti, teksa është shprehur se procesi i zgjedhjeve vendore në Maqedoninë e Veriut u zhvillua në mënyrën më të mirë të mundshme, falënderoi edhe të gjithë mbështetësit e tij.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Ahmeti shprehet se fitorja më e madhe është demokracia dhe lira, ndërsa shprehet se tashmë vendi ka nevojë për stabilitet, reforma dhe zhvillim, përfshirë edhe ballafaqimin me krizën shëndetësore atë energjetike si edhe mungesa e ecurisë së zhvillimeve me Bullgarinë që sipas tij kanë bllokuar rrugën e vendit drejt BE-së.

Të nderuar vëllezër dhe motra, Përfunduam edhe një proces zgjedhor në vendin tonë i cili u zhvillua në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për këtë ju përgëzoj të gjithëve. Fitorja më e madhe është demokracia dhe liria miq, kjo më gëzon shumë dhe jam shumë krenar që sot po shprehim bindjet tona nëpërmjet të votës së lirë në të gjitha vendbanimet.

Organizata juaj, Bashkimi Demokratik për Integrim, ngadhnjeu në shumicën absolute të komunave dhe me votat e grumbulluara është fituesi i pakontestueshëm i këtyre zgjedhjeve në komuna dhe në nivel republikan. Ju faleminderit për besimin e dhënë. Kjo është edhe një përgjegjësi shtesë të cilën me faqëbardhësi do ta zbatojmë në përputhje me orientimet tona programore.

Vendi jonë ka nevojë për stabilitet, parashikueshmëri, reforma dhe zhvillim, përfshirë këtu edhe ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe energjetike, por edhe kontestin me Bulgarinë që po bllokon rrugën tonë drejt Bashkimit Europian. Ne jemi të përkushtuar për të ecur fuqishëm në rrugën progresive të zhvillimit, reformave dhe integrimit europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy