Meka: Raporti i profesioneve të pacertifikuara me shtetin është thuajse zero, sfidë formalizimi

Meka: Raporti i profesioneve të pacertifikuara me shtetin është thuajse zero, sfidë formalizimi

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka, për profesionistët e pacertifikuar thotë se raporti i tyre me shtetin apo tatimet, është ose minimal ose zero, pasi shumica janë të vetëpunësuar dhe një pjesë e vogël janë të deklaruar.

Nga studio e MCN Economy, ai deklaroi se janë mbi 246 profesione të lira, për efekte tatimore dhe pagesës së sigurimeve, ndërkohë që legjislacioni shqiptar deri më sot njeh 15 profesione të licencuara.

Sipas tij, në raport me vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian, Shqipëria është mbrapa dhe ka një numër të kufizuar të profesioneve të rregulluara me ligj.

Fushat kryesore që mbulojnë profesionet e lira 4-5 të tilla, Shqipëria i ka të rregulluara. Llogaridhënia e tyre në raport me ligjin ka dy aspekte që kërkojnë një lloj vëmendje.

Raporti i tyre me tatimet, taksat dhe politikën fiskale është ose minimal ose zero, pasi shumica janë të vetëpunësuar dhe një pjesë e vogël janë të deklaruar.

Nëse flasim për marangoz, hekurpunues, saldator, hidraulik, përveç rasteve kur janë të punësuar në firma, pjesa tjetër që janë të vetëpunësuar ose janë zero, ose janë shumë pak të deklaruar.

Këto punë bëhen nga këta persona fizik në raport me shtetin dhe qeverinë është shumë e vogël. Problemi tjetër ka të bëjë me përgjegjshmërinë.

Në rastin e profesionit të rregulluar, ti merr një certifikim, kalon disa certifikime. Janë të rregulluara me ligj se kanë mbas një lloj përgjegjësie dhe përgjegjshmëria.

Në botë, rëndom një person që ushtron një profesion të rregull me ligj, nëse diçka shkon keq, mban përgjegjësi ligjore përveçse morale.

Janë profesione të rregulluara, për shkak të përgjegjësisë në rast të dëmit që shkaktohet në shoqëri, ekonomi dhe jetën e individit.

Nëse shkakton dëm ke një lloj përgjegjshmërie, edhe vlera e shtruar në treg është më e madhe.

Do mbash përgjegjshmëri më të lartë për atë punë që ti bën.

Sa i takon pagave të profesioneve të pacertifikuara, Meka deklaroi se fakti që pjesa më e madhe e atyre që ofrojnë punë me vlerë të ulët, si artizanët, zejtarët, dhe se vetë ligji i lë jashtë mbulesës, ose paguajnë minimalisht ose fare.

Fakti që ndahet si me thikë ka të bëjë me faktin se ku punojnë. Ai brezi që nuk referohet fare ka të bëjë me pjesën e njerëzve që punojnë individualisht.

Ndërsa pjesën tjetër i gjen në ndërmarrje apo kompani shërbimesh që në mënyrë të pashmangshme nuk e ulin deklarimin e fuqisë punëtore.

Gjithçka ka të bëjë me sa i formalizuar është sektori ku punojnë.

Shqipëria ka prioritet futjen brenda shportës fiskale të të gjithë punëve, pasi ka shumë profesione që nuk derdhin as taksa dhe as sigurime.

Sfida kryesore e këtyre profesioneve është formalizimi dhe deklarimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy