Ndikimi i organizatës së Gylen, Bushati: Problemi u eksportua në Shqipëri kur Rama iu bashkëngjit linjës së Erdoganit

Ndikimi i organizatës së Gylen, Bushati: Problemi u eksportua në Shqipëri kur Rama iu bashkëngjit linjës së Erdoganit

Analisti Andi Bushati tha në studion e lajmeve të MCN Tv se Shqipëria nuk e ka pasur kurrë problem ndikimin e organizatës së Gylenit. Duke vijuar Bushati tha se ky problem u eksportua në Shqipëri kur kryeministri Rama në një farë mënyrë u afishua me linjën e Erdoganit që i quajti gylenistët njësoj si Erdogani një organizëm të rrezikshëm.

Për këtë gjë nuk është folur kurrë më parë, që pas grushtit të famshëm të shtetit në Turqi. Shqipëria nuk e ka pasur këtë problem. Ka shuëm teori që thonë që vllazëria gyleniste ka si qëllim të sajin depërtimin në gjykata, polici, administratë etj.

Nuk është se kjo është gjë e ndjeshme në Shqipëri. Shqipëria nuk e ka pasur kurrë këtë problem.

Ky problem u eksportua në Shqipëri kur kryeministri Rama në një farë mënyrë u afishua me linjën e Erdoganit që i quajti gylenistët njësoj si Erdogani një organizëm të rrezikshëm dhe pastaj njësoj si Erdogani ndryshe nga aleatët perëndimorë të Shqipërisë vuri gishtin që këta janë organizatorët e grushtit të shtetit. Ndërkohë që ka dyshime për këtë . Shqipëria u bë një vend që ka atë memorialin e famshëm të 15 korrikut që asnjë vend tjetër perëndimor nuk e ka. 

Deri këtu do kishim të bënim me politik, por fakti që Rama u detyrua të alinjohet me Erdoganin për të shkelur ligjet e vendit dhe ligjet ndërkombëtare për të ekstradur gylenistë, kjo pastaj e kapërcen atë çka është politike. Këtu është një lloj ndikimi i paligjshëm i një shtetit tjetër mbi shtetin tonë, siç ka ndodhur shpesh me Ramën që për shkak të aleancave të veta momentale dhe privilegjeve të veta, shkel mbiu ato që duhet t ëjenë ligjet e shtetit shqiptar.

Sidomos në vitet e para Erdogan ka qenë një aleat i fuqishëm për Ramës, ka qenë një aleat i fuqishëm jo vetëm për mënyrën si e ka ndihmuar vetë Ramën, por edhe për njëlloj lobimi sidomos në Uashington në raport me Ramën.

Shpeshherë aksi Rama-Vuçiç-Ergogan ka vepruar në sinkron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy