Një grua nga Tajlanda është dënuar me 43 vite burg për shkak të kritikave ndaj familjes mbretërore. Sipas BBC ish-nënpunësja civile, e njohur me emrin Anchan, u dënua pasi postoi disa klipe audio në rrjetet sociale ku dëgjoheshin kritika ndaj monarkisë.
63-vjeçarja ka deklaruar se ajo thjesht kishte shpërndarë klipet, por nuk kishte komentuar asgjë rreth tyre.
Kujtojmë se ligji i njohur me emrin ‘lesse’, i cili ndalon çdo fyerje ndaj monarkisë, është ndër më të rreptët në botë. Ai u rifut në fuqi në fundit e vitit të kaluar pasi disa protestues kërkuan rrëzimin e monarkisë.
Sipas avokatit, Anchan u deklarua fajtore për 29 shkelje të kryera në vitet 2014-2015, kur kishte shpërndarë materialet në fjalë në Youtube dhe Facebook. Fillimisht ajo u dënua me 87 vjet, por pasi pranoi fajsinë dënimi u përgjysmua. Ky është dënimi më i rëndë që është dhënë për fyerjen ndaj monarkisë në Tajlandë.



