Akuzohet për 3.518 vrasje, ish-roja naziste do të gjykohet në moshën 100-vjeçare

Akuzohet për 3.518 vrasje, ish-roja naziste do të gjykohet në moshën 100-vjeçare

Prokurorët në Gjermani thanë të hënën se një burrë 100-vjeçi akuzuar për 3.518 vrasje gjatë kohës që ishte roje në një kamp nazist, do të dalë në gjyq në tetor.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se ka shërbyer si roje në kampin Sachsenhausen pranë Berlinit, dhe autoritetet e akuzojnë atë si pjesëmarrës në vrasjet e 3.518 të burgosurve midis viteve 1942 dhe 1945.

Pas një kontrolli mjekësor, u përcaktua se ish-roja ishte i aftë të qëndrojë në një sallë gjyqi për gjykimin e tij deri në dy orë e gjysmë.

Rreth 200,000 njerëz u mbajtën në Sachsenhausen nga viti 1936 deri në 1945, dhe dhjetëra mijëra persona vdiqën nga puna e detyruar, uria, sëmundjet dhe ekzekutimi. 

Aktualisht nuk ka shumë ish-roje që ende jetojnë, por prokuroria ka një precedent ligjor që nuk kanë nevojë për dëshmi të përfshirjes direkte në vrasje në kampet e përqendrimit për të sjellë dikë në gjyq. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy