Tetë persona nga Napoli u arrestuan si pjesë e një grupi që grabiste dhe kanoste biznesmenët, ndërsa policia publikoi pamjet nga një rrahje spektakolare e njërit prej tyre. Në këtë video duket momenti kur banda që thirrej si “qentë e zgjidhur” masakrojnë bosin italian, të cilit më parë i kishin vjedhur një kalë të rrallë dhe tepër të çmuar. Ata i kërkuan para në këmbim të kafshës dhe meqë ishin në lokal, morën ç’të mundnin, pasi e qëlluan me sende të forta. Ndërkaq, 8 të arrestuarit, nga 21 deri në 65 vjeç akuzohen se kishin grabitur me dhunë dhe kishin zhvatur 3 milionë euro në total.



