
Në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, erdhi historia e të riut nga Kukësi, Sabajet Idrizaj, i cili rrugëtimin e tij në menaxhimin e hoteleri-turizëm, e nisi rastësisht si kamerier në Shqipëri.
Ai rrëfeu se si një familje arabe nga Katari, që po pushonte në Shqipëri, i bëri propozim për punë në restorant dhe nga këtu nisi gjithçka për një jetë ndryshe.
Ka qenë nder pjesët më të vështira ose thjesht kamerier dhe meqë isha i pasionuar pas gjuhëve të huaja dhe jashtë restorantit po binte shi, jashtë ishte një familje arabe të cilën e ftova të futeshin brenda.
Ata më morën numrin dhe kështu komunikuam në vazhdim dhe më tha do vishja të punosh në Katar të punosh në një restorant, e kisha me dy mendje. Familja e kishte e shumë frikë sepse nuk dinin çfarë familje ishin dhe për këtë iniciativë, deri në momentin që jam nisur nuk e kanë besuar.
Në fakt kam egon e mirë që dua të arrij diçka dhe jam i gatshëm të marrë çdo risk për ta arritur atë që dua, dhe ok doja ta provoja, dhe kjo më jepte atë kurajën, ika mes lotësh të familjes, por më shtynte ta provoja.
Kam arritur ne ora 3 të mëngjesit dhe në momentin që arrita dhe duke parë ato ndërtesa nuk ishim mësuar të shohim ato gjëra në Shqipëri,.
Në më pak se tre muaj ndodhi një bllokadë pasi më duhej të qëndroja pa punë dhe u mbyll vendi punës dhe më duhej të ndeja pa punë, jetoja më disa egjiptianë, që ishin të komunikushin por nuk i kuptoja dhe kishin tradita, ushqim të ndryshëm dhe ishte e vështirë të përshtatesha me ta.
Ajo familja që më ndihmojë më paguan tre muaj banesë dhe më thanë gjej punë, dhe duke qenë në vështirësi ju ktheva besimit dhe arrita të gjej punë. Pastaj takova tre shqiptarë, ishte si parajsë, mesi u prita. Në Katar nuk kam qëndruar shumë dhe nuk kisha vizë, nuk kisha të ardhura dhe nuk arrita të isha as në dasmën e motrës. Pas dy vitesh u ktheva në Shqipëri dhe ata më bllokuan vizën e punës dhe nuk më lanë të gjej punë, qëndrova dy vite në Shqipëri.
Pas qëndrimit në Shqipëri, arriti të vij prapë në Lindjen e Mesme, në Bahrain, dhe të rrugëtoj si menaxher i restoranteve.
Kisha një shok në Lindjen e Mesme dhe gjeta një punë dhe më pak se një muaj më morën në Bahrain, është një ishull i vogël, njerëzit janë më mikpritës, janë më mendjehapur se në vendet arabe.
Këtu në një restorant arritëm më delivery për të vazhduar edhe me punën e Covidit, e shpëtova në një farë mënyre dhe duke më parë se i jepja idesë pronarit që të niste punën në pjekjen e kafesë dhe më besuan për ofertën që bëra, investuam prap, ndërtuan një restorant healthy dhe në janar do hapim edhe dy kafe të tjera.
Pagat këtu fillojnë nga 1 mijë€ e sipër, por akomodimet janë të paguara, por varën nga nacionalitetet.



