
Të pimë mjaftueshëm ujë është e rëndësishme për shëndetin tonë të përditshëm.
Por, konsumimi i tepërt i ujit, mbi tre litra në ditë, mund të ketë pasoja negative për organizmin, sqaron për programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", mjekja urologe Drilona Ndrivataj.
Sipas mjekes, konsumimi i tepërt i ujit nënkupton një sasi mbi 3 litra, nuk mund të ndikojë për mirë në organizëm.
Konsumimi i tepërt i ujit flasim për 3 litra e sipër, një sasi shumë e madhe që ndodh në më pak raste që të jetë prezentë në organizëm.
Një nga mënyrat më të thjeshta për të dalluar nëse po konsumoni shumë ujë është ngjyra e urinës.
Kur e teproni me konsumimin e ujit, ngjyra e urinës bëhet shumë e hapur, afër ngjyrës së ujit, dhe kjo tregon se ka një humbje të mineraleve të rëndësishme për trupin, gjë që mund të ndikojë në funksionimin normal të organeve.
Dr. Ndrivataj shton se, ndonëse konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm, ajo që ndodh më shpesh është konsumimi i pamjaftueshëm i ujit.
Sasia e ujit që duhet të konsumojmë çdo ditë është rreth 1.5 deri në 2 litra, por kjo mund të ndryshojë në varësi të kushteve, si temperaturat e nxehta të verës, kur nevojitet më shumë ujë, ose gjatë aktiviteteve fizike që kërkojnë hidratuar trupin.
Mjekja urologe gjithashtu shpjegon se ngjyra e urinës mund të tregojë për probleme të ndryshme shëndetësore në organizim tonë.
Një ngjyrë e ndryshuar e urinës mund të jetë tregues i problemeve në sistemin tonë të tretjes.
Ngjyra e urinës është një indikator i nivelit të hidratimit të trupit, por gjithashtu mund të ndikohet nga ushqimet që konsumojmë, ilaçet që marrim, dhe sëmundjet që mund të kemi.
Për shembull, ndryshimi i ngjyrës së urinës mund të tregojë infeksione të mundshme, ose në raste më të rralla, ngjyra e kuqe e urinës mund të jetë një shenjë e mundshme e një tumori.



