Makinën plot me marijuanë, si u ‘maskua’ policia për të kapur shqiptarin

Makinën plot me marijuanë, si u ‘maskua’ policia për të kapur shqiptarin

Policia e Genovas ka arrestuar një shqiptar 40 vjeçar, të cilit ju gjet 93 kilogram marjuanë.

Policia për të kapur shqiptarin e njohur si tregtar, ishin fshehur mes tifozëve të Genovas dhe Sampit, të cilët këto ditë janë rreshtuar përpara stadiumeve në kërkim të biletës së derbit të planifikuar për nesër për Luigi Ferraris.

Gjatë hetimeve, kakrabinierët identifikuan disa mjedise që shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, përdorte në Marassi, dhe më pas ndërhynë duke e arrestuar.

Në momentin e arrestimit u zbulua dhe një kuti në makinë ku droga ishte paketuar në qese vakumi dhe e fshehur brenda disa kanaçeve.

Nëse do të hidhej në treg, do të kushtonte më shumë se 200,000 euro. I arrestuari ishte hetuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy