
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot, se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur të marrë mandatin si deputete në qarkun e Fierit, duke hequr dorë nga Tirana.
Kryemadhi, njoftohet se i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku specifikon që do të marrë mandatin e Fierit.
Me zgjedhjen e saj, Kryemadhi ka lënë jashtë parlamentit Kejdi Mehmetjan, e cila ishte renditur e dyta në listën e Fierit.
Në vend të kryetares së LSI-së, në Tiranë, mandatin pritet ta marri nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.



