“Game of Thrones” do të rikthehet sërish. Episodet e reja zhvendosen në kohë, duke rrëfyer ngjarje të ndodhura 100 vjet para serive që janë transmetuar. Seritë e reja kanë nisur të xhirohen në Irlandën e Veriut, por admiruesit e serialit duhet tëp resin rreth dy vjet për t’i parë në ekran.
Nuk ka ende një titull zyrtar për seritë e reja, megjithatë ajo që dihet është se në seritë e reja të HBO do të shfaqet aktorja Naomi Watts.
Shefi i HBO-së, Casey Bloys, në një intervistë për “Deadline” në maj është shprehur se ekipi nuk do të ngutet për xhirimin e serive të reja. Një lëvizje që duket më shumë si reflektim pas kritikave që pati për seritë finale.
“Kemi shumë produksione për vitin 2019 dhe 2020, madje edhe në 2021. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm për mënyrën si do ta bëjmë sërish. Duam ta bëjmë siç duhet. Gjëja e fundit që do të donin fansat është një produkt i përgatitur me nxitimin për ta transmetuar”, është shprehur ai.



