Ligji “Për statusin e gjyqtarëve” ankimohet në Kushtetuese (VIDEO)

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve” ankimohet në Kushtetuese (VIDEO)

Unioni i Gjyqtarëve ankimoi të premten në Gjykatë Kushtetuese ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, me kërkesën për pezullimin e tij, pasi është antikushtetues.

Përfaqësuesit e Unionit, pas depozitimit në Gjykatë të kërkesës ankimore parashtruan argumentet pse janë kundër këtij ligji, një nga 7 ligjet e paketës mbështetëse për zbatimin e reformës në drejtësi.
“Kërkesa jonë për pezullimin e ligjit konsiston në faktin se përmes tij cënohet parimi i funksionimit të vazhdimësisë së institucioneve të organeve kushtetuese si Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Po ashtu, ligji cënon dhe disa parime kushtetuese si atë të sigurisë juridike, parimin e pavarësisë së pushtetit, prezumimin e pafajësisë, të barazisë para ligjit, etj”, tha përfaqësuesi i Unionit.

Pas ligjit të Vettingut, ky është ligji i dytë i reformës në drejtësi që komuniteti i gjyqtarëve ankimon në Kushtetuese.
Ligji ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve’, i miratuar me 6 tetor ne parlament, përmban një sërë risish që lidhen me promovimin, lëvizjen dhe pagesat e tyre. Me ligjin e ri gjyqtarë e prokurorë do të jenë të gjithë ata që do te kalojnë procesin e verifikimit të figurës dhe do të kenë një sërë garancish në pozicionin e tyre, për të qënë profesionistë, të pa ndikuar nga politika apo nga grupet kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy