Këtë të martë 29 drejtues të mjeteve u është hequr patenta nga policia rrugore për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara. Kjo falë kontrolleve të shtuara me efektivë, dronë dhe dragger, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Një drejtues mjeti që qarkullonte me shpejtësi nuk i është bindur urdhërit për ndalim dhe kur është kapur nga patrullat e policisë së Durrësit, pas testit të alkoolit ka dalë që drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit 0.29 mg/l. Ndërkohë janë gjobitur 145 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 16 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
Sakaq janë vendosur 3 gjoba maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj. 167 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 179 për përdorim të celularit.
Nuk kanë munguar as gjobat për mosvendosje të kaskës mbrojtëse pasi 126 prej tyre e kanë pësuar. Nga policia janë marrë edhe plot 345 masa me gjobë për parkim të gabuar.
Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 12 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur 3 drejtues mjetesh, si dhe 2 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.



