Lami: Në politikën shqiptare s’ka qarkullim elitash. Edhe analistët politik janë të njëjtët!

Lami: Në politikën shqiptare s’ka qarkullim elitash. Edhe analistët politik janë të njëjtët!

Analisti Roland Lami deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv se në politikën shqiptare është ruajtur monopoli duke mos lejuar qarkullimin e elitave.

Sipas analistit e njëjta gjë ndodh edhe me opinionistët në media, të cilët sipas tij ruajnë domain-in e tyre publik.

Po marr atë që ndodh brenda PD, PL, edhe PS. Po të shikosh se si drejtohen këto parti, pesha e liderit me anëtarësinë, apo raporti i strukturave se si janë në varësi të kontrollit të liderit, kemi mbetur të ngrirë në këtë aspekt, përtej disa përçapjeve si ajo e primareve në PD, por që ende është një projekt. Shumë elementë janë statik! Shumë komponentë të tjerë kanë evoluar, marketingu, intriga, speech-i është bërë shumë më interesant. Por fenomenet janë po ato.

Ka indiferencë në raportin që ka sot ndaj fjalës. Sot ka më shumë zhurmë në kuptimin e informacionit. Kanalet e transmetimit të informacionit dhe komentit, për shkak të rrjeteve sociale janë bërë shumë më të diversifikuara. Është krijuar një lloj paragjykimi mbi aktorët që e interpretojnë jetën politike, që s‘kanë ruajtur një koherencë.

Edhe vet opinioni publik ka krijuar një distancë  me atë që ndodh me jetën politike. E ndjek por s’bie dakord me atë që ndjek. Edhe në analizën politike të njëjtat figura janë. Ashtu siç funksionon kontrolli për të ruajtur monopolin politik, po ashtu është edhe lufta për të ruajtur domenin publik. Këto krijojnë kosto te aktorët politik dhe mediatik.

Alarmi për riqarkullimin e elitave që nuk po ndodh në politikë është nga fakti që duket se gjerët sikur kanë ngrirë. Berisha është në parti 32 vite, në disa raste në skenë, në disa raste në prapaskenë. E njëjta gjë z.Meta. çfarë flitet për qarkullim elitash?!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy