SHBA njofton ndihmë të re ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

SHBA njofton ndihmë të re ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

Administrata e presidentit demokrat të Shteteve të Bashkuara Joe Biden njoftoi të enjten një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën, me vlerë 500 milionë dollarë, tha përmes një deklarate Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha më herët se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë ndihma shtesë për Ukrainën “deri në fund të mandatit të kësaj administrate”.

Uashingtoni tha 10 ditë më parë se do t’i dërgonte Ukrainës raketa, municione, mina dhe armë të tjera me vlerë 725 milionë dollarë.

Administrata në largim e Presidentit Biden po përpiqet të forcojë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, përpara se mandati i Presidentit Biden të përfundojë më 20 janar, kur Presidenti i zgjedhur republikan Donald Trump do të marrë detyrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy