Maturantët e gjimnazeve në Tiranë kanë dalë në protestë sot para Ministrisë së Arsimit, pas testit të letërsisë dhe gjuhës shqipe që u zhvillua ditën e djeshme.
Sipas tyre, struktura e testit nuk ishte siç premtoi ministrja e Arsimit dhe se në provim ka pasur edhe pyetje nga mësime që nuk janë zhvilluar.
Pyetjet kanë qenë të palogjikshme dhe absrakte, thonë ata, madje një nga pyetjet e famshme me "Turin" është bërë edhe "meme" në rrjetet sociale.
Ishin pyetje që nuk ishte tekst por ishte në paragraf.
Pyetja me Turin ishte e pakuptimtë, si mund ta di unë çfarë do bënte Turi", tha njëra nga maturantet.
"Pyetja e Turit ishte shumë pa lidhje. Kishte pyetje që nuk kishin të bënin me letërsinë. Nuk e prisnim që të kishim dy poema, ishte e papritur. Ishin më shumë tekste se te modeli para tre javëve. Duhet të kalonim nga një tekst te tjetri. Koha ishte e mjaftueshme por konfuzioni e bëri të vështirë. Kërkojmë të mos penalizohemi sepse ky provim na penalizon në të ardhmen", tha një tjetër maturante.
Me pankarta në duar dhe thirrje "Turi, Turi", ata kanë kërkuar që të mos penalizohen për këto pyetje abstrakte.



