
Është përkeqësuar në 93 bilanci i viktimave si pasojë e zjarrit që përfshiu ishullin Maui të Hawait. Kësisoj ky është zjarri më vdekjeprurës në historinë e SHBA-së që nga viti 1918, kur 453 njerëz vdiqën në Minesota dhe Wisconsin, sipas Shoqatës jofitimprurëse të Mbrojtjes nga Zjarri.
Numri i të vdekurve në arkipelagun tropikal ka tejkaluar atë të zjarrit në Camp Fire në Kaliforni të vitit 2018, i cili zhduku nga harta qytetin e vogël të Paradise dhe la 86 të vdekur. Ndërsa zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit, duke përfshirë rreth Lahaina, e cila është shkatërruar.



