Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri/ Çika: Erdogan rrit ndikimin në Ballkan, Rama përfiton një mbështetës të fuqishëm në rajon (VIDEO)

Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri/ Çika: Erdogan rrit ndikimin në Ballkan, Rama përfiton një mbështetës të fuqishëm në rajon (VIDEO)

Vizita e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, është komentuar nga analistët e shumë dhe jo vetëm si një vizitë me përmasa dhe interes strategjik në rajon.

Për pedagogun e Marrëdhënie Ndërkombëtare, Emiljo Çika, i ftuar në studion e “MCN live”, kjo vizitë mund të përkthehet në një interes të përbashkët për marrëdhëniet e mëtejmë Turqi-Shqipëri.

Për analistin Çikën, Turqia ka interes për rritjen e ndikimin të tij në Ballkanin Perëndimor kurse Shqipëria përfiton një partner të rëndësishëm strategjik politik dhe ekonomik.

“Që të dyja palët kane interesa të përbashkët nga ky bashkëpunim pse, sepse Turqia në radhë të parë ka interesin sepse e rrit ndikimin e tij më shumë në Ballkan dhe në vende sic janë Shqipëria e Bosnja që kanë një shumicë fetare myslimane dhe nga ana tjetër Shqipëria ka një partner të rëndësishëm strategjik dhe e cila i jep ndihma financiare të qenësishme, një dhe 2, kryeministri Rama, ka një mbështetës të fuqishëm politike me të cilin ka përfitime të qenësishme politike, në politikën e jashtme sigurisht por edhe ekonomike patjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy