Autoritetet spanjolle njoftuan sot vendosjen e gjobave prej 179 milionë eurosh për pesë linja ajrore me kosto të ulët për praktika abuzive.
Konkretisht, Ryanair u gjobit me 107 milionë euro, Vueling me 39 milionë euro, easyJet 29 milionë euro dhe Norwegian Airlines dhe Volotea nga 1.6 milionë euro dhe 1.9 milionë euro respektivisht.
Për sa i përket praktikave të synuara si abuzive nga autoritetet spanjolle, në to përfshihen tarifat shtesë të vendosura nga linjat ajrore me kosto të ulët për bagazhet e dorës, rezervimet e vendeve dhe printimin e kartës së imbarkimit.
Ryanair ka njoftuar se do të apelojë kundër gjobës. Norwegian Airlines dhe easyJet nënvizuan se “nuk pajtohen” me vendimin, kundër të cilit planifikojnë të ndërmarrin veprime ligjore.
Gjoba prej 179 milionë euro është sanksioni më i madh i lëshuar nga Ministria e të Drejtave Sociale dhe Çështjeve të Konsumatorit të Spanjës dhe pas një hetimi të gjerë mbi praktikat në industrinë e linjave ajrore me kosto të ulët.



