AKU bllokon në Gjirokastër akullore dhe çokollata jashtë afatit të skadencës

AKU bllokon në Gjirokastër akullore dhe çokollata jashtë afatit të skadencës

AKU Gjirokastër në vazhdën e kontrolleve në subjekte të ndryshme tregtare ka bllokuar rreth 4 kg  akullore të disa markave si dhe çokollata të cilat kanë qenë jashtë afatit të skadencës.

Me konstatimin e tyre AKU ka ndërhyrë në bllokimin e produkteve në këto biznese dhe u kanë kërkuar subjekteve t’i kthejnë pas për të mos rrezikuar shëndetin e konsumatoreve. Sipas kreut të AKU Armand Hila për momentin nuk janë konstatuar me produkte me të tilla problematika, por grupet e inspektorëve ndodhen në terren për të vijuar me kontrolle të imtësishme.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve, por edhe vetë tregtarëve të tregohen të kujdesshëm si dhe të raportojnë në raste të tilla për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy