Inteligjenca e Koresë së Jugut, zbulon trashëgimtaren e Kim Jong Un

Inteligjenca e Koresë së Jugut, zbulon trashëgimtaren e Kim Jong Un

Vajza e vogël e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e cila së fundmi e shoqëron atë në testet e raketave dhe paradat ushtarake, është trashëgimtarja e tij “më e mundshme”.

Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut është ajo që shpreh bindjen për diçka të tillë.

Është hera e parë që shërbimi inteligjent i Koresë së Jugut NIS ka thënë se Kim Ju Ae mund të jetë vërtetë trashëgimtarja e caktuar e Kim Jong Un.

Që nga fundi i vitit 2022, Ju Ae është shfaqur sistematikisht përkrah babait të saj në raste zyrtare.

“Bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse të aktiviteteve publike dhe nivelit të respektit për Kim Ju Ae që nga paraqitja e saj e parë publike, ajo aktualisht duket të jetë pasardhësja më e mundshme”, tha NIS, raportoi agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap.

Por le t’i mbajmë sytë hapur ndaj të gjitha mundësive sepse Kim Jong Un është ende i ri, ai nuk ka ndonjë problem të madh shëndetësor dhe ka shumë variabla.

Kim besohet të jetë vajza e dytë më e madhe e liderit të Koresë së Veriut dhe besohet të jetë rreth 10 vjeç.

Edhe sot, agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA raportoi vizitën e Kim Jong Un në një fabrikë raketash ICBM dhe natyrisht, në krah të tij ishte Ju Ae e veshur si zakonisht me të zeza.

KCNA e përcaktoi vogëlushen si “vajzë të respektuar”, një titull që sugjeron mundësinë e një roli zyrtar të ardhshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy