I nxehti kërcënon ekosistemet e natyrës, studiuesit paralajmërojnë krizë të ushqimit

I nxehti kërcënon ekosistemet e natyrës, studiuesit paralajmërojnë krizë të ushqimit

Valët e të nxehtit ekstrem që kanë përfshirë Evropën Jugore, por edhe vende të tjera do të na shoqërojnë edhe në vitet në vijim. Dhe sa më shpejt njerëzimi ta kuptojë këtë, aq më efektivisht do të jetë në gjendje të përballet me dhjetëra ndryshime që mund të karakterizohen si humbje për planetin tokë. Me vlerësimet e shkencëtarëve që parashikojnë se valët e të nxehtit do të jenë 12 herë më të shpeshta deri në vitin 2040, ekosistemet janë në rrezik dhe mbijetesa jonë së bashku me to. “Shqetësuese është se pyjet, malet, detet dhe madje edhe ekosistemet natyrore nuk mund ta bëjnë më këtë”, thekson për Guardian John Marsham, profesor i mjedisit dhe studimeve atmosferike në Universitetin e Leeds, në Yorkshire. Temperaturat në SHBA, Evropë dhe Azi po thyejnë rekorde pothuajse çdo javë, ndërsa Britania e Madhe përjetoi qershorin më të nxehtë në histori. Valët e njëpasnjëshme të të nxehtit kërcënojnë aftësinë e natyrës për të na siguruar ushqim, thonë studiuesit. “Sistemi ynë ushqimor është global, zinxhiri ka hallka të përbashkëta. Për shkak të temperaturave katastrofike, rreziku i humbjes së sipërfaqeve të mëdha të të korrave në shumë rajone të planetit është vazhdimisht në rritje, gjë që do të ndikojë ndjeshëm si në përshtatshmërinë dhe disponueshmërinë ashtu edhe në çmimet e ushqimit”. Kriza klimatike nuk po rrit vetëm valët e nxehtësisë atmosferike, por edhe të nxehtit e oqeaneve, duke dëmtuar ekosistemet bregdetare dhe duke shkatërruar kështu një burim tjetër ushqimor thelbësor për njerëzit. Disa nga ekosistemet më të cenueshme janë ato të mësuara me një temperaturë konstante gjatë gjithë vitit, siç janë organizmat në oqeanet tropikale. Një rritje e temperaturës prej 2 gradë Celsius pritet të zhdukë praktikisht shkëmbinjtë koralorë tropikalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy