
Sezoni turistik i këtij viti është shoqëruar me çmime të shtrenjta që në pjesën më të madhe të tyre janë konsideruar abuzive. Avokati Redon Meksi, përmes një lidhje “Skype” për MCN u shpreh se në bregdetin e Vlorës është e mundur të gjesh dhe vende me çmime të përballueshme që ofrojnë dhe cilësi.
Teksa tha se në Shqipëri ka edhe vende me çmime të përballueshme, Meksi theksoi se një pjesë tjetër është duke ofruar çmimet e turizmit elitar pa dhënë shërbim të tillë.
“Sot ndodhem te Pulëbardha, në Vlorë, dhe për mendimin tim është restoranti më i mirë në këtë zonë dhe çmimet janë të përballueshme. Mundësia për të gjetur apartamente dhe restorante të mira ekziston dhe mjafton të kërkosh.
Shoh gjithë kohës nëpër portale se flitet për çmime të shtrenjta, normal që ka por ke edhe vende që kanë çmime të lira.
Ne nuk ofrojmë asgjë të turizmit elitar, por vetëm çmimet e tij. Turizmi nuk është vetëm për të qëndruar te shazllonet e shtrenjta.”



