"Gjueti shtrigash"/ Letra në “Le Monde” e 100 grave që mendojnë ndryshe për ngacmimet seksuale në Hollivud

"Gjueti shtrigash"/ Letra në “Le Monde” e 100 grave që mendojnë ndryshe për ngacmimet seksuale në Hollivud

Ngacmimet seksuale në Hollivud ishin një ndër kryelajmet e muajve të fundit të vitit që lamë pas. Lëvizjet feministe që pasuan morën vrull menjëherë në rrjetet sociale dhe ndarja e çmimeve “Golden Globes” pak ditë më parë u dominua nga solidariteti me femrat që janë ndier të ngacmuara seksualisht në vendin e punës.

Megjithatë, jo të gjitha femrat mendojnë njësoj. Një letër e hapur me 100 fimra është publikuar në gazetën franceze “Le Monde”. Me anë të saj, 100 gratë firmëtare e cilësojnë këtë fushatë “gjueti shtrigash”. Aktorja e njohur, Catherine Deneuve, është mes firmëtareve që kundërshtojnë atë që e kanë quajtur “puritanizmi i ri” që pasoi skandalin Wienstein.

“Përdhunimi është krim. Por të tentosh të joshësh dikë, qoftë edhe në mënyrë këmbëngulëse, nuk është krim. Një mashkull që sillet si kavalier nuk është agresor”, thuhet në letrën e publikuar në gazetën franceze, ku denoncimet e muajve të fundit në Hollivud konsiderohen “gjueti shtrigash”, që kërcënon lirinë seksuale.

“Feminizëm nuk do të thotë të urresh meshkujt dhe seksualitetin”, thuhet në letrën e fimosur nga emra të njohur, përfshirë gazetaren Elisabeth Levy, shkrimtaret Catherine Millet e Catherine Robbe-Grillet, aktoren  Ingrid Caven dhe botuesen Joelle Losfeld.

Megjithatë, ato bien dakord se iniciativa si “MeToo” kanë kontribuuar në lirinë e të shprehurit bashkë me “një ndërgjegjësim të ligjshëm për dhunën seksuale të ushtruar mbi gratë, në mënyrë të veçantë në aspektin profesional”.

Por ato janë të gjitha dakord se “MeToo” ka bërë të mundur në shtyp dhe në rrjetet sociale një fushatë akuzash pubile ndaj individëve, të cilëve pa iu dhënë mundësia të përgjigjen apo të mbrohen, janë vendosur në pozitat e përdhunuesve.

“Drejtësia e nxituar ka bërë viktimat e saj, meshkuj të ndëshkuar me vendin e punës, të detyruar të dorëhiqen, pasi i vetmi gabim që kanë bërë ka qenë prekja e një gjuri, tentativa për një puthje apo një bisedë intime në një darkë pune me një kolege që nuk kanë pasur të njëjtën tërheqje seksuale ndaj tyre”, thuhet në letër.

“Ky nxitim për të çuar “derrat” te kasapi në fakt u shërben vetëm interesave të armiqve të lirisë seksuale, ekstremistëve fetarë dhe atyre që mendojnë se femrat nuk janë gjë tjetër veçse fëmijë me pamje prej të rrituri që kanë nevojë për mbrojtje”, shprehen 100 firmëtaret e letrës.

Ato synojnë të ndërgjegjësojnë për dallimin mes dhunës seksuale, që është një krim dhe flirtimit e joshjes, që nuk përbëjnë një të tillë.

Femrat që kanë firmosur letrën thonë se nuk e gjejnë veten në këtë lloj feminizmi, që përtej denoncimit të abuzimit me pushtetin, ka marrë fytyrën e urrejtjes ndaj burrave dhe seksualitetit.

“Gruaja, sot, mund të shohë me vëmendje nëse paga e saj është e njëjtë me atë të një burri, por nuk ka pse të ndihet e traumatizuar për jetën nëse dikush i afrohet në metro", thuhet në letër. / La Repubblica /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy