
Sipas kreut të AAK-së Ramush Haradinaj incidentet e fundit në Veri të Kosovës mund të jenë pjesë e një skenari për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve atje.
Po ashtu ish-kryeministri i Kosovës mendon se refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhja është mosgatishmëri për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit.
"Incidentet e 2-3 ditëve të fundit në veri, janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri, me pasoja edhe për sigurinë në atë zonë. Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale atje, shpërfaq mosgatishmërinë e palës serbe që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel”, ka shkruar ai në Facebook.



