Partia Demoktratike ka denoncuar emra të rinj të drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët i akuzon se janë të implikuar në trafikun e drogës.
Enkelejd Alibeaj, Shef i Departamentit të Sigurisë në PD, në një dalje për median publikoi një listë të gjatë me emrat e shefave të policisë që janë përfshirë në trafik, informacion ky që sipas Alibeajt ka ardhur nga partnerët ndërkombëtarë.



