Zhllima: Bushka duhet të japë dorëheqjen, ka prishur provat

Zhllima: Bushka duhet të japë dorëheqjen, ka prishur provat

Avokati Gylsen Zhllima tha në studion e MCN Informacion se kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka duhet të japë dorëheqjen dhe të japë llogari para ligjit sepse ajo po prish provat.

Zhllima tha se vetëm pas arrestimit të Veliaj, PS dhe analistët filluan të flasim për prezumim pafajësie.

SPAK-u për mua nuk punon ashtu siç duhet të punojnë. SPAK-u punon me Kushtetutën e 1976. Lexoni nenin 104 paragrafi 2 dhe do të kuptoni që mbi çdo institucion tjetër është vendosur nga lavazhjerët e sotshëm, sot ka disa analistë që para se të arrestohej Meta, Berisha thonin ‘burg, burg, se janë hajdutë’, pa vendim gjyqësor, pa akuzë pa asgjë. Sot kemi parë disa analistët që flasin për prezumimin e pafajësisë dhe thonë që gjendja e lirë është më e mira se s’ka nevojë për masë arresti, kur ndërkohë kemi një fakt konkret.

PS ende nuk na ka thënë të vërtetën se çfarë kërkon me reformën në drejtësi. Pse Rama thoyë pa vendim pa akuzë, kur dy partitë opozitare thonë të njëjtën gjë. Pse Rama duhet të vijë tani, çfarë do Rama t’i tregojë Veliajt? Që unë jam aleati yt, por çuditërish SPAK bëri një gabim që të mori më shpejt.

Pse kryetarja e Komisionit të Ligjeve nuk është proceduar penalisht, të paktën arrest në shtëpi. Prishja e provës është më e rëndësishme se largimi para drejtësisë. Bushka ka prova, të cilët kanë dalë. Është kryetarja e komisionit. Nëse kanë moral juridik duhet të japin dorëheqjen dhe në rast se është reforma e saj të shkoj atje dhe të japë llogari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy