Balliu: Përballje me qeverinë të hënën, protestë qëndrese deri në rrëzimin e saj (VIDEO)

Balliu: Përballje me qeverinë të hënën, protestë qëndrese deri në rrëzimin e saj (VIDEO)

Deputeti demokrat Belind Këlliçi thotë se përballë aferave kriminale të cilat kanë përfshirë qeverinë ka nevojë për akte, ndaj deklaroi se protesta e së hënës para Kryeministrisë është thirrje për revoltë dhe përballje.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestë në mënyrë që të largojnë kreun e qeverisë.

 

Sipas tij, opozita do të jetë në krye të çdo revolte dhe se çdo akt apo mjet, apo formë proteste, është e pranueshme, kur qëllimi është i drejtë dhe për të mbrojtur demokracinë. 

 

Balliu bëri të ditur ka një ide për të pasur një protestë qëndrese deri në rrëzimin e qeverisë. 

 

Kur shteti kapet në flagrancë duke vjedhur dhe cenohet siguria kombëtare siç është AKSHI ku krimi i organizuar ka arritur në atë pikë sa nëpërmjet koordinatorit të qeverisë për krimin e organizuar Ergys Agasi, kanë arritur të marrin peng biznesmenë, i çojnë te Suel Çela, i kërcënojnë dhe torturojnë që të tërhiqen nga tenderat, që më pas t’i marrë baxhanaku i kryeministrit. 

 

Një individ si Ergys Agasi përcakton se kush duhet të marrë tendera, të gjitha këto kanë prodhuar para të çmendur sa Ergys Agasi kishte 3 milionë euro vetëm shishe vere. Me gjithë këto afera denoncimet nuk kanë më vlerë, ka nevojë për akte, ndaj protesta është një thirrje për revoltë, për përballje, ndaj unë këtë nuk e shikoj si një aksion politik, por si një qytetar shqiptar, domosdoshmëri për të shpëtuar nga kjo qeveri. 

 

Ka rënë shteti. Kryeministri e ka cenuar sigurinë kombëtare, është koha për veprim kombëtar. Bëj thirrje për pjesëmarrje masive, për të caktuar bashkërisht aty dhe për t’i thënë largohu dhe nëse ai nuk largohet, duhet ta heqim vetë. 

 

Lëvizja në protestë do të jetë e qytetarëve. Ne do jemi në krye të çdo revolte. Çdo akt apo mjet, apo formë proteste, është e pranueshme, kur qëllimi është i drejtë dhe për të mbrojtur demokracinë. Kemi përballë jo një parti politike, por një organizatë kriminale që merr peng biznesmenë. 

 

Nëse ne nuk reagojmë, atëherë jemi bashkëfajtorë. Në protestën e datës 22 në orën 18.00 te Kryeministria, ka një ide për të pasur një protestë qëndrese deri në rrëzimin e qeverisë.

 

Flasim për përballje qëndrese, një luftë 24 apo 48 orë deri sa të largohet qeveria. Nuk mund të kthehemi në normalitet, pasi nuk do të ketë vlerë as ligji, as shteti, asgjë, nëse lejojmë që një Kryeministër që ka firmosur miliona euro dokumente korruptive, ne nuk mund të lejojmë që ai të vazhdojë, ndërkohë që shqiptarët ikim se thonë se në Shqipëri nuk ka lekë. 

 

Ky është një vend shumë i pasur, problemi i ekonomisë shqiptarëve nuk janë qytetarët, është qeveria. Kjo është një qeveri e kapur në krim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy