Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës e Gjermanisë, bisedime në Gjenevë me kryediplomatin e Iranit

Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës e Gjermanisë, bisedime në Gjenevë me kryediplomatin e Iranit

Ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë do të zhvillojnë sot në Gjenevë bisedime me homologun e tyre iranian, si pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund konfliktit Izrael-Iran. Ndërkaq Shtëpia e Bardhë bën me dije se Presidenti Donald Trump do të vendosë brenda dy javëve të ardhshme nëse SHBA-të do të përfshihen drejtpërdrejt në konflikt. 

Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) thonë se kanë kryer dhjetëra sulme ajrore gjatë natës, duke synuar disa vende në Teheran me më shumë se 60 avionë luftarakë izraelitë. 

Rreth 120 municione u përdorën për të kryer sulmet, të cilat shënjestruan vendet e prodhimit të raketave ushtarake dhe një qendër kërkimore bërthamore, të cilën ushtria izraelite thotë se ishte e përfshirë në zhvillimin e armëve bërthamore të Iranit. Gjatë natës, IDF tha gjithashtu se Irani kreu sulme ndaj Izraelit, me raportime për sulme në jug të vendit.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto të zjarreve pranë zyrave të Microsoft në Beersheba, në jug të Izraelit, ku raportohet për dëme në ndërtesa banimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy