KPK shkarkon prokurorin Enrik Haxhiraj

KPK shkarkon prokurorin Enrik Haxhiraj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokurorin e Apelit në Vlorë, Enrik Haxhiraj. Seancën e zhvilluar ditën e sotme, ka qenë i pranishëm vetëm avokati i prokurorit Haxhiraj.

Haxhiraj është hetuar për kriterin e pasurisë së tij, ku gjatë seancës dëgjimore të 14 janarit u evidentuan mungesa financiare në vlera të mëdha, një kundravajtje penale për pushtim toke dhe mosdeklarim burimesh.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicionin e drejtuesit. Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy