Shumë njerëz i shmangin kontrollet dhe testet për sëmundje seksualisht të transmetueshme për shkak të sikletit te mjeku specialist. Por “Biem” ka gjetur zgjidhjen.
“Biem” ka lançuar një aplikacion që nxit kontrollet dhe i bën më të lehta.
Ky aplikacion bën të mundur që përdoruesi të flasë vetëm për vetëm me punonjës të sistemit shëndetësor, të testohen nga shtëpia në përputhje me politikat shëndetësore të FDA-së amerikane dhe të marrë në smartfonin e tij përgjigjet e analizave.
Aplikacioni është lançuar dje në Nju-Jork për një numër të kufizuar përdoruesish.
Flaë këtij aplikacioni, përdoruesit do të vihen në dijeni në lidhje me rrezikun e sëmundjeve seksuale që u vjen nga persona me të cilët po frekuentohen.
Vitet e fundit, rastet e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në SHBA kanë arritur shifra rekord.
Bryan Stacy, themelues i kompanisë “Biem”, nisi të punonte për këtë aplikacion pasi u diagnostikua vetë me klamidia dhe kancer të testikujve në të njëjtën kohë.



