Johnson: Nuk imponojmë zgjidhje për Kosovën. Vuçiç: S’ka marrëveshje pa SHBA, Gjermaninë dhe Rusinë (VIDEO)

Johnson: Nuk imponojmë zgjidhje për Kosovën. Vuçiç: S’ka marrëveshje pa SHBA, Gjermaninë dhe Rusinë (VIDEO)

Senatori amerikan, njëherësh kryetar i Komisionit të Sigurisë së Shtetit, Ron Johnson, deklaroi sonte në Beograd se SHBA nuk do të imponojnë një zgjidhje për Kosovën.

Ai tha se të gjithë zyrtarët amerikanë, si presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence duan që problemi i Kosovës të zgjidhet.

Ne duam një situatë të qëndrueshme dhe prosperitet. Ne nuk do të imponojmë ndonjë zgjidhje, dua ta mbështes Vuçiç, t’i japim atij hapësirë për të gjetur një zgjidhje”, tha Johnson pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Nga ana tjeter presidenti Aleksdandër Vuçië bëri të ditur që pikëpamjet e senatorit Johnson për Kosovën ndryshojnë me të tijat.

Sipas tij, së bashku me senatorin u pajtuan që të ketë më shumë ndërhyrje dhe ndihmesë nga shtetet e regjionit dhe botës në çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën.

E vëmendja kryesore shkoi tek pyetja për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Aty Vuçiç u përgjigj se nuk ka marrëveshje me Kosovën pa SHBA-të, Gjermaninë dhe Rusinë.

Nuk mendoj që do të ketë një marrëveshje pa SHBA-të, Gjermaninë apo Rusinë. Çdo marrëveshje është e vështirë, gati e paarritshme, por duhet të japim gjithçka për të. Mendoj që edhe fuqitë e mëdha duhet ta stimulojnë këtë dialog”, ka thënë Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy