
Departamenti i Shtetit ka nxjerrë paralajmërim për shtetasit amerikanë që do të udhëtojnë në Rusi, të shmangin planet për turizëm në këtë vend, pasi është i ekspozuar ndaj sulmeve terroriste.
Në Rusi po zhvillohet edhe Kupa e Botës, nga dt 14 qershor deri më 15 korrik 2018 dhe ndeshjet po mbahen në Moskë, Shën Petersburg, Kazan, Soçi, Volgograd, Jekaterinburg, Kaliningrad, Nizhny Novgorod, Rostov-on-Don, Samara dhe Saransk.
Udhëzimet që ka dhënë DASH vjen pasi qytetarët e tyre mund të bëhen objekt “terrorizmi ose ngacmimesh” dhe i bën thirrje që ata të rishikojnë udhëtimin në këtë vend.
Paralajmërimi i Departamentit të Shtetit thotë se aktivitete të mëdha ndërkombëtare si Botërori “përbëjnë një objektiv me interes për terroristët” dhe se “sulmet mund të ndodhin papritur në objekte me interes për turistët, në mjete të transportit urban ose në vende publike”.
Po sipas udhëzimit “shtetasit amerikanë bëhen shpesh viktima frikësimesh, keqtrajtimesh dhe ngacmimesh të tjera nga forcat e rendit dhe zyrtarë të tjerë” dhe se shpesh herë “personeli konsullor pengohet në përpjekjet për t’u ofruar ndihmë shtetasve”.
Mos harroni vazhdon më njoftimi i DASH, ju jeni subjekt i të gjitha ligjeve ruse, të cilat mund të ndryshojnë nga ato në Shtetet e Bashkuara. Nëse i shkelni këto ligje edhe pa dijeninë tuaj, ju mund të gjobiteni, dëboheni dhe ndaloni të rihyni në Rusi.
Po ashtu Departamenti i Shtetit thotë se Rusia ka reduktuar numrin e diplomatëve amerikanë në atë vend, duke kufizuar “aftësinë e misioneve diplomatike për t’u ofruar shërbime shtetasve amerikanë”.
Njësitë amerikane të Shërbimeve Qytetare (ACS) në Ambasadën Amerikane në Moskë dhe Konsullata do të ofrojnë shërbime rutinë dhe emergjence për qytetarët e Shteteve të Bashkuara në nevojë, gjatë gjithë Kupës Botërore. Qytetarët amerikanë në Shën Petersburg duhet të kontaktojnë Ambasadën Amerikane në Moskë për të gjitha Shërbimet Qytetare Amerikane.
Autoritetet ruse kanë goditur më shumë se 800 faqe të internetit që ofrojnë ilegalisht bileta të Kupës Botërore. FIFA është i vetmi organ zyrtar i biletave për Kupën Botërore të Rusisë 2018. Për të blerë bileta individuale ose paketa mikpritëse, vizitoni faqen e internetit të FIFA-s. Për më shumë informacion mbi biletat, shikoni faqen e Udhëzuesit të Ministrisë së Sporteve të Rusisë për Sportin.
Këto paralajmërime të vijnë një kohë që edhe ISIS paralajmëroi sulme terroriste gjatë ndeshjeve të kamionatit botëror, duke kërcënuar edhe sigurinë e këtij kompeticioni.



