Harris- Netanyahu: Nuk do të heshtë për vuajtjet e Gazës, përfundoni marrëveshjen e armëpushimit

Harris- Netanyahu: Nuk do të heshtë për vuajtjet e Gazës, përfundoni marrëveshjen e armëpushimit

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris, i bëri presion të fortë Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me situatën humanitare në Gaza në bisedimet “e sinqerta” që u vëzhguan për shenja se si ajo mund të ndryshojë politikën amerikane në lidhje me Izraelin nëse bëhet presidente.

Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Dhe mënyra se si e bën këtë ka rëndësi”, u tha Nënpresidenjta Harris gazetarëve pas takimit. Ajo tha se ngriti shqetësimet e saj serioze për shkallën e vuajtjeve njerëzore në Rripin e Gazës.

E bëra të qartë shqetësimin tim serioz për situatën e rëndë humanitare atje”, tha ajo. “Nuk do të hesht”.

Drupal Ad

 

 

 

Komentet e zonjës Harris pasqyruan atë që mund të ishte një ndryshim nga Presidenti Joe Biden në mënyrën se si ajo sillet me zotin Netanyahu.

Disa orë më parë, Presidenti Biden bëri presion për një armëpushim në luftën 9-mujore në Gazë në bisedimet e tij të para ballë për ballë me zotin Netanyahun që kur presidenti udhëtoi në Izrael disa ditë pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe premtoi mbështetjen amerikane.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ka ende mosmarrëveshje midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në negociatat për arritjen e një armëpushimi, por “ne jemi më afër tani se sa kemi qenë më parë”.

Të dyja palët duhet të bëjnë kompromise”, tha zoti Kirby.

Vizita përkon me një ndryshim në politikën amerikane. Të dielën, 81 vjeçari Biden u tërhoq nga gara presidenciale pas presionit të kolegëve demokratë dhe mbështeti Nënpresidenten Harris për të marrë emërimin e partisë si kandidate për presidente.

Shtëpia e Bardhë u rrethua me gardhe shtesë sigurie për shkak të protestave kundër vizitës së Kryeministrit Netanyahu të enjten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy