Haradinaj i përgjigjet Erdoganit: Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë

Haradinaj i përgjigjet Erdoganit: Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më në fund ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pas akuzave që ky i fundit i bëri në lidhje me arrestimin dhe ekstardimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova që kishin lidhje me klerikun mysliman Fetullah Gylen.

Megjithatë, Haradinaj nuk e ka përmendur asnjëherë me emër presidentin turk, dhe as rastin e dëbimit të turqve, të cilët në Turqi akuzohen për terrorizëm, por ka thënë se shqiptarët respektojnë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, pavarësisht identitetit të tyre dhe se Kosova asnjëherë nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve të huaja.

Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’i them se nuk na njohin atëherë, iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, bëjnë mirë me na njoft, se kurrë nuk është në traditën tonë me hi në punët e shtëpisë të dikujt tjetër. Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonë në Kosovë, kemi me i bërë vetëm ne kur i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, tha Haradinaj.

Këto komente kreu i qeverisë së Kosovës i bëri në promovimin e gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy