Itali, e djathta ekstreme përdor shembullin e Irlandës për të rritur fushatën kundër abortit

Itali, e djathta ekstreme përdor shembullin e Irlandës për të rritur fushatën kundër abortit

Aktivistët dhe politikanët e ekstremit të djathtë kanë vërejtur normën e ulët të lindjeve në Itali, dhe kanë vënë vëmendjen mbi referendumin e Irlandës për abortin, duke rritur fushatën e tyre për të nxjerrë jashtë ligjit praktikën.

Pasi 40 vjetori i legjislacionit për abort në Itali po afrohet, përpjekjet e rinovuara vinë nga lëvizja e të djathtëve që në gjirin e tyre kanë shumë militantë që janë kundër abortit, dhe janë në prag të formimit të një qeverie me Lëvizjen Pesë Yje antiestablishment, negociata këto që vazhdojnë që nga zgjedhjet e marsit.

Përpara përvjetorit të 22 majit, ProVita, shoqata anti-abort e Italisë, ka publikuar një broshurë duke i përsëritur pretendimet e përsëritura që gratë të cilat bëjnë abortime janë më shumë të predispozuara për kancer të gjirit, vetëvrasje ose bëhen alkoolike ose përdoruese të varura nga droga.

Një veprim i tillë ka ardhur pasi autoritetet në Romë kanë mbuluar një pllakatë të madhe duke shfaqur një fetus 11 javësh në mitër në një mur në zonën e Vatikanit.

Një mesazh më sipër thotë “Ti je këtu sepse nëna jote nuk të ka abortuar ty.” Toni Brandi, president i ProVitës, i është bashkuar homologëve në Irlandë në një vizitë kohëve të fundit, tani kur shteti irlandez është duke u përgatitur për referendumin për legalizimin e abortit me 25 maj, shkruan "The Guardian".

Italianët kanë votuar të legalizojnë abortin në një plebishit të ngjashëm në vitin 1978. Gratë italiane e kanë të lejuar të abortojnë në 90 ditët e para të shtatzënisë. Por, 70.4 për qind e gjinekologëve ende refuzojnë të përfundojnë shtatzënitë për arsye morale, që do të thotë është gati e pamundur për gratë të kenë qasje në një procedurë të sigurtë.

Ky numër është rreth 90% në rajonet jugore, ndërsa në qendër të rajonit të Molisë vetëm një doktor kryen ndërprerjen e shtatzënisë. Vitin e kaluar, një gruaje në Padua, një qytet në pjesën veriore të rajonit të Venetos, i është dashur të vizitojë 23 spitale përpara se të gjejë një që do t'i kryente abortin.

Politikanët nga Lega dhe partitë e djathta, partia si vëllezërit e Italisë janë duke ndihmuar që të vazhdojnë edhe më tutje me fushatën anti – abort. Massimliano Romeo, senator i Legës, ka thënë: “Gjashtë milion fëmijë janë vrarë në mitër ( që nga 1978), pastaj ata thonë se duhet të marrim imigrant për të rritur popullatën”.

Nëse Lëvizja ka sukses dhe hyn në qeveri, partia ka premtuar që do e bëjë prioritet kryesor për t'i informuar më mirë gratë për pasojat fizike dhe psikologjike të abortimit.

Nuk ka të dhëna të disponueshme për kërkesën reale për abort ose për numrat e kryer ilegalisht. Në vitet e fundit një kërkesë e konsiderueshme thuhet se vjen nga gratë emigrante që janë detyruar të prostituojnë.

Ekziston frika se qasja në abort të sigurt do të bëhet edhe më e vështirë në të ardhmen, pasi më pak studentë të mjekësisë po vazhdojnë studime.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy