Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një qytet në afërsi të kantonit të Tuzlës në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Sipas REL, i dyshuari Nermin Sulejmanoviq, 35 vjeç, është gjetur i vdekur nga forcat e policisë në zonën e qytetit verilindor të Bosnjës, Gradaçacit. Ai është vetëvrarë pasi ka ekzekutuar me armë zjarri ish-bashkëshorten dhe dy burra të tjerë, babë e bir.
Po ashtu, autori i vrasjeve ka plagosur edhe një polic, si dhe një burrë tjetër dhe një grua në lokacione të ndryshme në Gradaçac.
Ai u gjet i vdekur në makinën e tij dy orë pasi policia e ndoqi, pa mundur ta kapte. Ai kishte publikuar hollësi nga akti i vrasjeve në dy postime të ndara në Instagram, por ato përmbajtje janë fshirë më vonë nga vetë rrjeti social.



