Vakanca e 7-të në Kushtetuese/ KED çon për dekretim emrin e Sonila Bejtes

Vakanca e 7-të në Kushtetuese/ KED çon për dekretim emrin e Sonila Bejtes

KED ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme kandidaturën e jurisets Sonila Bejtja, për vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatura e Bejtes do t’i dërgohet për dekretim Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke kaluar kështu fazën përfundimtare për plotësimin e  vakancës së shtatë në Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme KED diskutoi për: 

1.Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

2.Miratimi e ekspertit për vlerësimin e nivelit të zotërimit të gjuhës së huaj (atë angleze), të deklaruar nga kandidati i lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

3.Ndërprerjen e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar, Z Altin Binaj.

4.Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së lejuar: Zj. Sonila Bejtja.

5.Zhvillimi i intervistës me kandidatin e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019; Zj. Sonila Bejtja.

6.Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.

7.Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy