Treqind gramë tritol kanë shkatërruar tërësisht automjetin e një biznesmeni paraditen e sotme në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë. Lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës, në anën e shoferit, por nuk dihet ende si është realizuar shpërthimi.
Makina është në pronësi të një biznesmeni të përpunimit të skrapit. Mjeti ishte parkuar jo shumë larg ndërtesës ku ndodhet ky biznes.
Makina mësohet se përdorej nga vetë biznesmeni, por edhe persona të tjerë. Vetë pronari i mjetit ka thënë se nuk ka konflikt me asnjë person. Mjeti i është nënshtruar ekspertizës.



