
Avokati Edmond Petraj deklaroi në studion e emisionit “FactCheck” se dosja e inceneratorit të Elbasanit ka probleme dhe se BKH nuk i ka shkuar deri në fund hetimit.
Duke vijuar më tej Petraj tha se Këshillat Bashkiakë janë pjesë e procesit pasi janë ata që e kanë marrë në dore procesin, shqyrtimin dhe miratimin e vendimeve.
Është bërë e pazhbëshme një pjesë e gjithë situatës së krijuar dhe gropës financiare që kanë krijuar këto situata. Nëse do kishim kuadër ligjor më efektiv do kishim më pak problematika dhe do ishte sqaruar situata dhe më shpejt.
Sa i përket aspektit procedurial kanë problematika të jashtëzakonshme në fazën hetimore. Prokuroria Elbasanit asokohe nuk ka arritur dot ta hetojë imtësisht procesin.
BKH e nis hetimin me themel, por dhe kjo strukturë ka problematika në vetvete për të hetuar rastet. Janë dosje të komplikuara dhe ekspertët e duhur duhet të jenë dhe anonimat.
Kuadri ligjor që duhet hetuar, procedurat, mbledhjet e mbajtura, procesverbalet tregojnë që ka një zinxhir që mund të kishim persona të tjerë në hetim.
Për mendimin tim mendoj se BKH nuk i ka shkuar deri në fundit hetimit dhe ka problematike si dosje.
Po ta kapnin që në themel që kur ka dalë propozimi për të bërë inceneratorin, kjo është shqyrtuar në Këshillat Bashkiakë përkatës dhe janë ata që kanë marrë në dorë propozimin, shqyrtimin dhe kanë caktuar dhe grupin e punës dhe e kanë miratuar.
Këshillat bashkiakë janë pjesë e procesit, janë institucioni që kanë vendosur në lidhje me financimin.



