Ankimimet për Tiranën/ KAS rrëzon kërkesat e PD-së dhe Bojken Abazit

Ankimimet për Tiranën/ KAS rrëzon kërkesat e PD-së dhe Bojken Abazit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka marrë sot vendimin përfundimtar për ankesat mbi zgjedhjet e 25 prilli, mbi qarkun e Tiranës.

Ai ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për provat shtesë për qarkun Tiranë.

KAS, gjithashtu ka rrëzuar kërkesën e Bojken Abazit për të marrë kamerat e QV-ve në shkollën Arben Broci.

Në mbledhjen e sotme,Boiken Abazi, kandidat i pavarur, i propozuar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur se mandati i tij është vjedhur.

“Ne kemi dorëzuar një fotografi, e cila është fletë votimi ku është votuar numri 13. Kjo fletë votimi është gjetur nga një maturante në shkollën ‘Arben Broci’ në Tiranë dhe si fotografi ka qarkulluar në rrjetet sociale”, tha Abazi.

KAS ka kërkuar informacion nga kryqëzimi i të dhënave nga pajisja PEI (pajisja e identifikimit elektronik të zgjedhësve).

 Mbledhja e radhës do të bëhet në orën 17:00 për vendimin për Durrësin dhe Shkodrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy