
SPAK dhe BKH kanë shtrirë hetimet tek zyrtarët e policisë për dosjen e Call Center-ave.
Mësohet se nga ekzaminimi i telefonave dhe pajisjeve Lap Top, PC, USB të sekuestruara personave te arrestuar janë krijuar dyshime, se aktiviteti lejohej nga Krimi Ekonomik në Policinë e Shtetit.
SPAK e BKH do të rimarrë në pyetje personat e arrestuar, ndërsa burime bëjnë me dije se janë 4 zyrtarë te Krimit Ekonomik të dyshuar si pjesë e Call Center-it të goditur pak jave më parë.
Gazetari Arsen Rusta përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live tha:
Personat e arrestuar momentalisht kanë deklaruar se janë vetëm IT, inxhinierë, elektronikë, punonjës krahu dhe janë thirrur nga persona që nuk i njohur për të bërë ngarkim shkarkim dhe për të bërë një lidhje të një zyre informacioni.
Sipas SPAK është rindërtimi i Call Center të larguar nga Alban Towr dhe për të vijuar me mashtrimin financiar.



