“Aksioni i IKMT, arbitrar e selektiv”, Dhimojani: Bashkia godet bizneset familjare dhe lejon ndërtime madhore pa leje!

“Aksioni i IKMT, arbitrar e selektiv”, Dhimojani: Bashkia godet bizneset familjare dhe lejon ndërtime madhore pa leje!

Anëtarja e PD në Këshillin Bashkiak të Himarës Afroviti Dhimojani duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi aksionin e IKMT për shembjen e disa ndërtesave pa leje në Jalë e Dhërmi tha që veprimet ishin selektive dhe arbitrare. 

Dhimojani vuri në dukje se Bashkia Himarë po tregohet e paaftë, duke lejuar ndërtime madhore pa leje në Himarë dhe duke goditur biznese të vogla e familjare. Ajo solli në vëmendje që në Porto Palermo po gërmohet pjesa e gjirit, në plazhin publik, dhe nuk ka asnjë informacion nga bashkia. 

E kemi marrë informacionin përmes mediave. Shohim një lloj papërgjegjshmërie nga Bashkia për të kontrolluar territorin, duke ndërmarrë veprime selektive, që thjesht kanë goditur biznese të vogla familjare në Jalë dhe Dhërmi, në mënyrë arbitrare, pa njoftim. Sepse ka një procedurë, u lihet afat bizneseve që të heqin mallin e tyre. 

Veprim i nxitur, për të justifikuar paaftësinë e Bashkinë Himarë në mosmenaxhimin e territoritn, në mos marrjen e një plani konkret masash për ndërtime pa leje, prishje selektive në Dhërmi e Jalë, ku janë goditur biznese familjare. Mund të kishte një komunikim dhe mbarëvajtje nga bashkia, për të asistuar me bizneset aty. 

Janë shkarkuar 5 punonjës të drejtorisë së IKMT në Bashkinë Himarë. Të gjitha veprimet janë thjesht justifikuese. Ndërtimet pa leje në territorin tonë s’janë strukturat e vogla prej druri dhe hekuri, janë objekte shumë më të mëdha që cenojnë territorin tonë dhe bëhen në mes të ditës.

 Kryetari dhe administrate e ka shumë të lehtë se ku bëhen këto ndërtime. Kam parë në Gjirin e Porto Palermos një skrep që po gërmonte pjesën e gjirit. S’ka informacion, se kush mund të ndërhyjë në një plazh publik? Këtu bëhen ndërtimet pa leje, s’janë të cenosh individët, familjarët, vendas dhe të huaj.

 Ky veprim ka qenë për të mbuluar atë që Bashkia s’bën plan konkret për ndërtimet sezonale. Është një kaos i vërtetë, sepse nëse nuk zgjidhet çështja e pronave, që kryetari aktual e kishte kryefjalë të fushatës, s’mund të ketë një plan masash. Paaftësia për të mbuluar ndërtime shumë më madhore që bëhen në Himarë, duke goditur familjarë dhe biznese të vogla. Janë markete, restorante, beach bar-e, ose kapanone”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy