Brexit, Mbretëria e Bashkuar ka humbur 32 miliardë euro investime

Brexit, Mbretëria e Bashkuar ka humbur 32 miliardë euro investime

Largimi nga Bashkimi Evropian duket se nuk ka qenë një biznes fitimprurës për Britaninë e Madhe.

Sipas një studimi të publikuar në orët e fundit, sa i përket investimeve të humbura, Mbretërisë së Bashkuar i kushtoi 29 miliardë paund ky vendim, e barabartë me rreth 32 miliardë euro, një mijë paund për familje.

Analiza, e publikuar nga gazeta Guardian , u krye nga një zyrtar i lartë i Bankës së Anglisë, Jonathan Haskel, një anëtar i jashtëm i komitetit të politikës monetare të Bankës. Ai pretendon në dosje se investimet e sektorit privat ndaluan papritur në vitet pas vendimit për t'u larguar nga Bashkimi Evropian.

Haskel argumenton se ekonomia britanike filloi të bjerë pas referendumit, duke humbur terren në trendin e 6 viteve të mëparshme dhe vuajti shumë më tepër në krahasim me ekonomitë e tjera industriale, duke hapur kështu një hendek që ka lënë shenja të përhershme. 

Studimi vjen për të rindezur polemikën, pikërisht në mes të një situate të vështirë për ekonominë britanike, e cila pas pandemisë Covid po lufton të ngrihet dhe po goditet rëndë nga vala inflacioniste.

Shumica e studimeve që shqyrtojnë rënien ekonomike të MB fokusohen kryesisht në tregti. Banka e Anglisë ka krahasuar nivelin aktual të tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar me trajektoren e pritshme përpara daljes nga tregu i vetëm i BE-së në vitin 2019.  Hendeku do të arrinte në 3.2% të PBB-së deri në vitin 2026. Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit, e cila është një parashikues i pavarur në shërbimi i Qeverisë, ka vlerësuar një rënie prej 4% të PBB-së në terma afatgjatë krahasuar me nivelin që do të kishte arritur nëse Mbretëria e Bashkuar do të kishte mbetur brenda BE-së. 

Nga ana tjetër, simulimet e kryera në studimin e Haskelit, shqyrtojnë produktivitetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy